Tahiri: Serbia e ka njohur Kosovën

Aug 27, 2015 | 8:46
SHPËRNDAJE

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Edita Tahiri
Edita Tahiri

Kjo pasi, sipas saj, në këtë marrëveshje për herë të parë në ndonjë marrëveshje të nënshkruar nga këto dy vende, përmendet termi “Republika e Kosovës”.

Këtë deklaratë ministrja për Dialog e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, me ç’rast i ka vlerësuar lart marrëveshjet e arritura të martën në Bruksel, duke thënë se katër marrëveshjet janë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në intervistë, Edita Tahiri ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura