Tahiri flet për lëvizjet si ministër Drejtësie dhe koalicionin me Metën

Oct 9, 2015 | 23:09
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot në një intervistë televizive për zërat që kanë qarkulluar në media për një krisje të koalicionit PS-LSI dhe për mundësinë e ndryshimeve në qeveri, ku emri i Tahirit është përmendur se mund të mos jetë më në dikasterin që drejton, por të marrë postin e Ministrit të Drejtësisë.

Duke folur në emisionin “Kapital” në “Vizikon Plus”, Tahiri thotë se “një koalicion nuk matet nga temperatura apo niveli i deklaratave”, por sipas tij “ky koalicion dhe për mendimin tim funksionon ashtu siç i kemi premtuar qytetarëve”.

saimir tahiri

Koalicioni i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, një konsideratë tuajën si pjesë e kabinetit, si funksionon ky koalicion?

Nëse do t’i marrim njëri-tjetrit kohë dhe publikut për t’i shpjeguar mënyrën për të kuptuar eficencën e qeverisë e ministrave dhe koalicionit duhet të biem dakord që një koalicion nuk matet nga temperatura apo niveli i deklaratave. Koalicioni materializohet me forcën e vet politike në akte në veprime parlamentare në aksione të përbashkëta në legjislacion të miratuar, në reforma dhe në këtë kuadër hajde ulemi dhe e shohim se si funksionon ky koalicion dhe për mendimin tim funksionon ashtu siç i kemi premtuar qytetarëve që do të punojmë për ta nxjerrë Shqipërinë një herë e mirë nga llumi i të shkuarës.

Megjithatë deri para pak ditësh pati një përshtypje në popullatë që koalicion pati një krisje të pariparueshme?

Edhe kjo ha debat sepse varet nga perceptimi i përgjithësuar por nëse do u rrish deklaratave, ato kanë qenë mjaft të qarta nuk ka krisje koalicioni, nëse nuk i qëndron strikt, por e interpreton nuk ka asgjë të keqe të ketë deklarata, që kanë temperaturë të ndryshme sipas kohës. Fuqia që ka ky koalicion për të ndërmarrë reformat që jemi angazhuar para qytetarëve kjo është eficencë e koalicionit. Pastaj histori të takimit të Ramës me Metën, hyri në zyrë apo doli mendoj që nuk më interesojnë as mua as publikut. Publikut i intereson sjellja e koalicionit në mbështetje të reformës së ekonomisë. Mbështetja e koalicioni për luftën e informalitetit. Aktet që ndërmerr koalicioni për të ndërmarrë projekte të caktuara. Mbështetja që jep koalicioni për policinë në luftën kundër drogës dhe reformat në siguri, mbështetja e koalicionit për reformën territoriale që shënon një kapitull të ri në Republikën e Shqipërisë, mbështetja për reformën e dekriminalizimit. Edhe ju keni një rol të vyer për të caktuar një indikator për publikun për matjen e koalicionit që nuk matet me sa herë takohet Rama me Meten, me kë takohet po pse takohen apo çfarë prezumohet që i tha. Publiku duhet të mësohet të ketë një matje të vërtetë analitike të arritjeve ose mosarritjeve të çdo përfaqësuesi.

Pyetje: Ju zoti ministër keni qenë në krye të deklaratave si një person i padëshiruar nga aleati yt, sepse dikasteri që ju drejtoni ka lënë të rrjedhin informacione që dëmtojnë aleatin tuaj?

Këtë nuk e kisha dëgjuar, po edhe në rast se është, nuk duhet të ushqejmë telenovela, që nuk janë as të nevojshme për publikun.

Ka patur spekulime se ju do kaloni në postin e ministrit të drejtësisë. Ka pasur ndonjë projekt të tillë?

Media krijon hamendësime dhe duhet të pyetem unë dhe kryeministri për hamendësimet tuaja që nuk janë asgjëkundi. Tani si më ftoni të përgjigjem për një gjë që nuk ka kurrkund lidhje me punën që bën qeveria me punën që bën kryeministri me angazhimin që ka ndërmarrë koalicioni me forcat politike që ky koalicion të jetë më efektiv dhe më i shpejtë në reformat që ndërmerr, më konkluziv në rezultatet që prekin direkt qytetarët. Ju më ftoni për diçka që nuk ka kurrkund lidhje me qytetarët. Duhet të ndani diçka, koalicioni funksionon mjaft mirë të fuqia politike për të ndërmarrë reforma dhe për t’i çuar ato deri në fund dhe për të mbyllur një kapitull të Shqipërisë me vjedhje me korrupsion me mungesën e ndihmës sociale me mungesën e zhvillimit ekonomik etj. Ky është efektiviteti i matshëm i koalicionit dhe nuk besoj se keni parë raste kur koalicioni ka pasur diferenca në mendime që është e natyrshme të ketë por që të kenë qenë të pazgjidhshme. Nëse ju kërkoni që brenda koalicionit mos të ketë dallime në vizion kjo është e tepërt nuk ndodh në asnjë vend. Por ekziston mënyra dhe forca për të kaluar çdo dallim në mënyra apo vizione për çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura