Tahiri e quan Idrizin ish-koleg, ironizon takimin e tij me strukturat: Axhenda ime, ajo e popullit çam

Apr 26, 2015 | 13:17
SHPËRNDAJE

Deputeti i PDIU-se Dashmar Tahiri i përgjigjet kreut te kesaj partie Shpetim Idrizit nga qyteti i Vlores, nje dite pasi Idrizi tha se deputeti Tahiri ka axhende te ndryshme nga ajo e partise.

Dashamir Tahiri ne Vlore, sot

 

“Axhenda ime eshte axhenda e popullit çam qe ekziston pas genocidit grek qe prej vitit 1944. Ne do vazhdojme te jemi ne opozite me çdo qeveri qe nuk ka ne axhende zgjidhejn e plote te ceshtjies çame. Ne çamet e Vlores do mbeshtesim ne zgjedhjet lokale z.Genc Deromemaj per kryetar te bashksie Vlore”,- tha Tahiri.

Teksa ironizoi takimin e nje dite me pare qe beri Idrizi me strukturat e partisë në Vlorë.

“Ne ketu jemi te shumte ne numer pa polici dhe me pranine e medias ndryshe nga takimi i ish-kolegut tim Shpetim Idrizi zhvilluar nje dite me pare. Camet nuk i ka trembur policia per 45 vjet jo me tani. Bashke do vazhdojme te mbrojme vetem kauzen çame .Ju faleminderit ! Rrofte Cameria .Rrofte Shqiperia ! Rrofshi te gjithe ju”,- tha deputeti ne fund te fjales se tij.

Pak ditë më parë, gjatë prezantimit të kandidaturës së PD për Vlorën, u vu re prania e deputetit të PDIU Dashamir Tahirit në krah të Lulzim Bashës. PDIU i është bashkuar koalicionit me PS për zgjedhjet e 21 qershorit.
 

Q. Biraku 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura