“Tahiri”, Basha flet për presionin e madh politik, nxjerr emrat dhe paralajmëron: Nuk mund të ketë…

Mar 17, 2018 | 20:18
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas mbledhjes me anëtarët demokrate të Komisionit Hetimor “Tahiri”, ka dale më një deklaratë të fortë para medias, duke theksuar se së fundi “ka një presion shumë të madh politik për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit”.

basha komisioni tahiri

Ai ka theksuar se Partia Demokratike do të kërkojë të hënën llogari për një sërë pyetjesh lidhur me situatën në vend dhe me rastin “Tahiri”.

“Si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeveri nuk reagoi. Pse nuk u vu para përgjegjësi Tahiri, pse vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje. Paralalisht me punën e komisionit prokuroria duhet të hetojë lidhjen Habilaj-Tahiri dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë, në mënyrë të paanshme. Ka një presion shumë të madh politik për të mbyllur cështjen Tahiri. Por nuk mund të ketë drejtësi nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh në akuzë për vepra të rënda penale nuk do dalin para drejtësisë”- tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura