“Ta harrojë Rama se dalim nga greva”/ Naftëtarëve të Ballshit i bashkohen dhe ata të Kuçovës: Duam djersën tonë, jo lëmosha

Oct 28, 2020 | 10:28
SHPËRNDAJE

Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e 14-të grevës së urisë. Ndërkohë në mbështetje kanë shkuar edhe naftëtarë të Kuçovës.

grate naftetare

Edhe pse gjendja e tyre sa vjen dhe përkeqësohet ato thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grëve derisa të marrin pagat.

“Ta harrojë Rama se dalim nga greva pa marrë pagat. Ne po kërkojmë djersën tonë dhe  jo lëmosha. Jemi në gjendje të rëndë shëndetësore, duam zgjidhje sa më shpejt. Ne nuk do të dorëzohemi”, tha një prej greva naftëtare, raporton News24.

Ndërkohë nga e tij, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje që të dalin nga greva e urisë dhe më pas të diskutojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura