Surprizat e motit për ditët e para të gushtit, kujdes…ja sa shkojnë temperaturat

Jul 26, 2017 | 22:17
SHPËRNDAJE

Parashikohet dt. 26 – 27 korrik 2017 të karakterizohen nga kthjellime e vranësira të shpeshta dhe shira të pakët por që herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra.

dielli viti ri

Po ashtu, do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore.

Kjo situatë ndryshon me dt. 28 korrik 2017 kur pritet stabilizim i kushteve atmosferike duke bërë që pjesa me e madhe e vendit të dominohet kryesisht nga kthjellime si dhe rinis rritja e temperaturave, raporton “Meteoalb”.

Kjo rritje do jetë graduale deri të shtunën por nga e diela dhe në vijim ditët e para të gushtit, territori ashtu si dhe pritej, goditet nga një valë e të nxehtit Afrikan e cila do sjellë temperatura që pritet të ngjiten mbi 39°C (në hije).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura