VIDEO/ Reali nuk e diskuton Frankfurtin, madrilenët e Ançelotit fitojnë Superkupën e pestë në histori

Aug 10, 2022 | 22:55
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit është fituesi i Superkupës së Europës për herë të 5-të në histori, duke barazuar Milanin dhe Barcelonën.

reali

Madrilenët e drejtuar nga Ançeloti mposhtën me rezultatin 2-0, Einhtraht Frankfurtin, në sfidën e zhvilluar në Helsniki. Golat e Alaba dhe Benzema, i dhuruan spanjollëve, trofeun e gjashtë, duke fituar kështu gjithçka.

Vlen të theksohet se në pjesën e dytë Ançeloti aktivizoi edhe blerjet e reja si Tçouameni dhe Rudiger, ndërsa Reali konfirmoi se është gati për sezonin e ri.

 

FT REAL MADRID-EINTRAHT 2-0
37′ Alaba, 65′ Benzema

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet supersfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

75′ Reali menaxhon mjaft mirë epërsinë e 2 golave. Gjermanët duken të dorëzuar, teksa prodhojnë shumë pak në fazën ofensive.

65′ GOOOOL REAL MADRID 2-0/ Karim Benzema dyfishon shifrat. Pas asisit të Vinicius, sulmuesi nuk fal në hyrje të zonës! Shpërthen festa te madrilenët!

60′ Traversa i mohon golin Kasemiros. Mesfushori brazilian provoi me një predhë nga jashtë zonës, por tentativa u ndal nga trau i portës.

55′ Frankfurti shpëton nga pësimi i golit të dytë. Topi i goditur nga Vinicius, përplaset te Benezem dhe më pas shkon në trupin e portierit Trap.

51′ Gjermanët fitojnë terren duke avancuar përpara, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë…

Mbyllet pjesa e parë!

41’ Benzema ka mundësinë që të mbyllë ndeshjen me një gjuajtje në pozicion ballor, por nuk gjen katërkëndorin e portës së Eintraht.

37’ GOOOL Real Madrid. Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Benzema i cili e çon te Kasemiro. Ky i fundit e kalon te Alaba i cili i vetëm në zonë çon sferën në rrjetë.

37’ Aksion spektakolar i Vinicius i cili shfaqet në krahun e majtë. Ai gjen hapësirën dhe gjuan në shtyllën e dytë, Trap devijon topin në këndore.

24’ Knauf tenton një gjuajtje nga e djathta e zonës, Kurtua është në pozicion në shtyllën e parë dhe grushton topin.

17’ Aksion i shpejtë i madrilenëve me Benzema i cili nxjerr Vinicius në pozicion gjuajtje, por tentativa e tij ndalet para se të kalojë vijën fatale nga Tuta.

14’ Kamada shfaqet para Kurtua dhe gjuan në portë, por gardiani i madrilenëve grushton duke larguar rrezikun.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Militao, Alaba, Mendi, Kasemiro, Modriç, Kros, Valverde, Vinicius, Benzema.
Trajner: Karlo Ançeloti

EINTRAHT FRANKFURT: Trap, Ndicka, Tuta, Toure, Sou, Rode, Knauf, Lenz, Lindstrom, Kamada, Borre.
Trajner: Oliver Glasner

fgsdfsdfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura