Sulmoi seksualisht një grua në park, 21-vjeçari shqiptar dënohet me katër vite burg në Itali! Si u arratis drejt vendlindjes pas ngjarjes

Sep 12, 2022 | 17:52
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me katër vite burg në Itali pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një grua.

Capture

Sipas mediave vendase ngjarja ndodhi në shkurt të vitit të kaluar në zonën “Forte dei Marmi” kur gruaja po ecte përgjatë shëtitores.

I riu shqiptar e shtyu, ndërkohë që gruaja bërtiti duke kërkuar ndihmë. Një pronar biznesi u afrua me shpejtësi dhe kjo bëri që agresori të arratisej.

Policia nisi punën për arrestimin e 21-vjeçarit i cili për t’i shpëtuar drejtësisë u arratis në Shqipëri dhe më pas udhëtoi drejt Greqisë.

Më 14 Mars ai u kap nga policia greke në bashkëpunim me agjencinë Frontex.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura