Sulmi në Barcelonë/ ‘Loja’ me ID, autori i dyshuar: Vëllai më vodhi identitetin dhe…

Aug 18, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

Një sulm terrorist ka tronditur Barcelonën pasditen e së enjtes, kur një furgon është futur në zonën e këmbësorëve në shëtitoren më të famshme të qytetit, duke ecur me shpejtësi 80 km/ h dhe duke goditur dhjetëra njerëz.

435847A800000578-4800390-image-a-5_1503038508049

Mediat lokale kanë raportuar se Driss Oukabir, i përmendur nga Policia si i dyshuar, është arrestuar, por nuk dihet nëse ishte ai personi, i cili i ka dhënë furgonit. Garda civile njoftoi se fugoni i përdorur në sulm ishte marrë me qira nga Oukabir në qytetin Santa Perpetua de la Mogada.

4357986600000578-4800390-image-a-13_1503039035195

Në furgon është gjetur një pasaportë spanjolle me emrin e një personi me origjinë nga Maroku, që besohet se është Oukabir. Ai e ka mohuar përfshirjen në sulm pasi ka pretenduar se identiteti i tij ishte vjedhur.

Policia spanjolle, sipas mediave, është ende në kërkim të adoleshentit që mendohet të ketë kryer sulmin terrorist në Barcelonë, i cili vrau 13 vetë dhe plagosi më shumë se 100 vetë.

4357835800000578-4800390-image-a-14_1503039041857

Moussa Oukabir, 18 vjeç, besohet të ketë vjedhur dokumentet e identitetit të vëllait të tij më të madh për të marrë me qira një fugon të bardhë Renault.

Adoleshenti, i cili tha se ishte një shtetas spanjoll me origjinë marokene, kishte shkruar më parë për “vrasjen e të pafeve” në një postim në Facebook.

Vëllai i tij Driss Oukabir, 28 vjeç, i cili u raportua si i dyshuari kryesor u vetëdorëzua në një stacion policor në Ripoll, një qytet në veri të Barcelonës, jo shumë larg kufirit francez.

Vëllai i madh i të kërkuarit, dokumenti i identitetit i të cilit thuhet se është gjetur në furgon, thuhet se u arrestua pasi i tha policisë se vëllai i tij i kishte vjedhur dokumentet e identitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura