Sulmi në Barcelonë, këngëtari shqiptar sheh tmerr me sy, rrëfen episodin e frikshëm

Aug 19, 2017 | 7:52
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme atentati terrorist i ndodhur në Barcelonë tronditi dhe frikësoi vendasit dhe të gjithë botën. Me një skemë të ngjashme me sulmin në Nicë të Francës, një shofer mori përpara me një kamion turistët dhe kalimtarët që ndodheshin në një nga zonat më të frekuentuara duke lënë dhjetëra të plagosur dhe 13 të vdekur.

8f77a84e57e596ca57e2bf4b93cb4e55

Por, mes këtyre personave të tmerruar ka qënë edhe këngëtari shqiptar Gjon Karrica. Ai ndodhej në Barcelonë me pushime dhe ka qënë shumë afër zonës së sulmuar nga terroistët. Në një intervistë për ‘Prive’ ai ka rrëfyer tmerrin që ka parë gjatë tij.

fb21f7208afea5f99569417dcb2459dc

‘‘Unë në atë rrugë kam kaluar çdo ditë pasi është atraksion dhe një ndër më të vizituarat. Kam qenë afër kur ka ndodhur ngjarja dhe jam tmerruar nga ato skena. Një prej atyre njerëzve kam mundur të jem edhe unë. GJithçka ka ndodhur shpejt dhe ka lënë një tmerr prapa. Uroj që më të mos përsëriten gjëra të tilla sepse është një tmerr, një ankth, ngjarje që s’do më hiqet nga mendja’ – rrëfeu ai.

cca275ba884cd4550f66525e4ad24e08 8c1ec521de5857177ea59adb1869928f bacb2ec24659f079f1e547403251e76f

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura