Sulmi ndaj banesës së prindërve të Klodiana Lalës, LSI: Demokracia është goditur në zemër

Aug 30, 2018 | 15:12
SHPËRNDAJE

Pas sulmit të banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala të shumta kanë qenë reagimet. Ndër të parët kanë qenë dy deputetët e LSI, Shezai Rrokaj dhe Petrit  Vasili të cilët kanë dënuar këtë sulm.

Ata shkruajnë se  kjo është një ditë e keqe për gjithë secilin. “Qeveria eshte e lumtur qe dhuna kriminale ndaj medias eshte e hapur dhe e eger. Shqiperia dhe demokracia eshte goditur ne zemer. Klodiana Lala sot nuk eshte vetem, me te jane bashke te gjithe shqiptaret”, shkruan Vasili.

Ndërkohë që Shezai Rrokaj veçon: Dënoj me forcë këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen time gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar

vasili

PETRIT VASILI

Me Klodiana Lalen jane te gjithe shqiptaret,por jo kriminelet ne pushtet dhe ne rruge.

Dite e keqe per lirine e gjithsecilit nga ne.

Klodiana Lala profesioniste me integritet e medias sulmohet.

Liria e medias gjendet nen atak frontal nga krimi i organizuar qe tashme ka uzurpuar qeverine.

Propaganda e piset e qeverise hesht.

Po pse duhet te flase?

Qeveria eshte e lumtur qe dhuna kriminale ndaj medias eshte e hapur dhe e eger.

Shqiperia dhe demokracia eshte goditur ne zemer.

Klodiana Lala sot nuk eshte vetem, me te jane bashke te gjithe shqiptaret.

shezai-rrokaj-e1474049504269

SHEZAI RROKAJ

Kercënohet gazetarja Klodiana Lala: liria e medias në rrezik.

Plot 10 plumba në banesën ku ishin prindërit dhe vëllai i saj. Dënoj me forcë këtë akt mafioz, duke i shprehur gjithë solidaritetin e mbështetjen time gazetares Klodiana Lala si dhe vlerësimin për punën saj plot pasion e përkushtim në çështjet investigative, sidomos ato që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar. I bëj apel Policisë dhe Prokurorisë të zbulojnë kërcënuesit dhe t’i vënë para drejtësisë. Kërcënimi me synim intimidimin e gazetarit është goditje në asht e demokracisë, duke vënë nën shënjestër lirinë e medias dhe të shtypit. Kjo është një kambanë alarmi për politikën, për organet ligjzbatuese, për gjithë shoqërinë. Krimi i organizuar ndihet i mbrojtur, më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë, ndaj dhe guxon e godet mbi mbrojtësit e demokracisë, gazetarët. Si të mos mjaftojë shigjetimi dhe sulmi i vazhdueshëm ndaj gazetarëve dhe mediave, të cilësuara si “kazan” nga Kryeministri, ngjarja e sotme e rëndon edhe më tej panoramën.  Paolo Borsellino ka thënë se mafia dhe shteti janë në të njëjtin terren. Problemi është nëse ata po e luftojnë njëri-tjetrin apo po e mbrojnë njëri-tjetrin. Ky rast, si shumë të tjerë, tregon se Qeveria aktuale është marrë peng dhe se nuk mundet dhe nuk e ka forcën goditëse ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura