Sulmi me thikë, flet Gjokaj: Nuk e di ku është kjo urrejtje, s’bëhesh dot futbollist me zor

Feb 22, 2018 | 21:58
SHPËRNDAJE

Trajneri i Vllaznisë, dëshmoi duke qëndruar për rreth 3 orë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe pas daljes dha një prononcim të shkurtër për gazetarët, për sulmin me thikë ndaj tij.

Gjoka55

“Nuk e di cfarë të them. Ishte një akt i shëmtuar Futbolli nuk është kështu dhe nuk duhet të jetë kështu. Nuk e njoh personin qe më sulmoi. Futbolli duhet të shërbeje për tjetër gjë. Futbolli që të eci përpara do mirkuptim dhe dashuri. Nuk bëhesh dot futbollist me zor.

Unë e di që kam një ekip që më mbështet shumë. Nuk e di ku është kjo urrejtje kaq e madhe. Kjo që ndodhi unë mëndoj që të na kthehet në forcë dhe të ecim përpara. Këtë ngjarje duhet ta shikojmë si një pjesë të keqe, por që kjo nuk është Shkodra. Për pjesën e shtyrjesh të ndeshjes, do flas me kryetaren.

Kam menduar se kam ardhur në Shkoder në një qytet ndryshe, qyteti kulture dhe sportadashës. Shyqyr patëm fat, patëm Zotin para, unë uroj që kjo gjë të mos i ndodhi askujt. Unë mendoj që duhet të ndryshoj mentaliteti që të ecim përpara. Nuk është çështja që erdhi dikush i fshehur me kapele dhe me xhup deri te goja dhe goditi Gjokën.

Për të ecur përpara dhe për tu bërë një vend i lirë demokratik, duhet të jemi njerëz të qytetruar. Policia do të bëjë detyrën e vet dhe jam i sigurt që do ta bëjë mirë”, u shpreh Gjoka. 

“Agresori erdhi nga mbrapa kur isha tek makina”, zbardhet dëshmia e trajnerit Gjoka në polici

Nje person ka tentuar qe te there trajnerin e Vllaznise Ernest Gjoka. Ngjarja ka ndodhur ne fushen sportive Reshit Rusi ne Shkoder ne fund te stervitjes.

Ernest-Gjoka-1068x577

Gazetari i “Panorama” bën me dije se nje shtetas me kapuç ne koke i eshte afruar trajnerit dhe ka tentuar qe ta sulmoje dyshohet se me thike. Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i eshte shmangur duke shpetuar pa u demtuar.

Policia eshte njoftuar menjehere. Tre shtetas ne afersi te stadiumit Loro Boriçi jane shoqeruar ne polici duke dyshuar se mund te kete dijeni per ngjarjen. Ky eshte rasti dyte teska edhe njehere tjeter ka patur tentative per ta sulmuar teknikun Gjoka. Policia po heton per ta zbardhur ngjarjen.

E ndërsa vetë traineri Gjoka ka deklaruar në polici se:

Nuk e di kush e ka bere sulmin ndaj meje. Nuk kam me askend probleme. Nuk e kam idene. Nuk njoh aq shume ne Shkoder. Une merrem vec me stervitjet dhe ndeshjet. Agresori erdhi nga mbrapa kur isha tek makina ne fund te stervitjes. Prane meje ishte Gilman Lika qe me ndihmoi bashke me qytetare qe qelluan. Nuk e.prisja te ndodhte. Me sulmuan pasi kishte mbaruar stervitja. Nuk e kuptoj pse ka ndodhur sepse skam probleme me kend.

Shkodër

Informacion Paraprak

Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00, salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G. L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë.

Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e këtij të fundit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura