Sulmi me 4 të plagosur në Sidnei, policia australiane konfirmon se ishte ‘akt terrorist’

Apr 16, 2024 | 9:34
SHPËRNDAJE

 

Sulmi me thikë në të cilin katër persona u plagosën në një kishë në Sidnei, Australi , ishte një “akt terrorist”.

sulmi ne kishe

Lajmi bëhet me dije nga policia, e cila ka vijuar arrestimin e një 15-vjeçari.

Një peshkop dhe një adoleshent ishin në mesin e njerëzve tw plagosurve pas sulmit të së hënës gjatë një predikimi të drejtpërdrejtë në një kishë asiriane në qytet.

Peshkopi Mar Marie Emmanuel po mbante një predikim gjatë një shërbimi sot kur një burrë iu afrua dhe e goditi me thikë.

Vlen të theksohet se ky është incidenti i dytë në më pak se 24 orë pasi shtatë të vdekur, përfshirë edhe autorin, janë bilanci i sulmit me thikë të shtunën pasdite 13 prill në një qendër tregtare në Bondi Junction Westfield, në Sidnei , Australi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura