Sulm pozicional nga krahët, Tite kopjoi Guardiolën. Si Brazili e theu Kosta Rikën

Jun 25, 2018 | 21:30
SHPËRNDAJE

Gusht 2015. Kishte vetëm një temë për ata që dashurojnë futbollin: Pep Guardiola ka një ëndërr për të drejtuar Brazilin. Por, një “bombë” plasi pak muaj më vonë. Sipas trajnerit katalanas, “Seleçao” kishte qenë një inspirim, një objektiv, por kurrë nuk ka influencuar te stili i tij te Barcelona. Humbja 7-1 kundër Gjermanisë ishte temë e nxehtë dhe trajnerët brazilianë morën një goditje të rëndë. Pep dha një mesazh të qartë: Kombëtarja e Brazilit duhet të drejtohet nga një brazilian. “E çuditshme. Brazili ka nevojë të luajë nga krahët. Duglas Kosta është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe Brazili gjithmonë ka pasur lojtarë krahu shumë të mirë. Vetëm kështu mund të rikthehet tek triumfi”.

brazil kostarike

QERSHOR 2018 – Brazili kërkon të lërë mënjanë dështimin në Botëror dhe rikthehet si pretendent për të marrë kupën. Por, në ndeshjen e parë dështon. Nejmar nuk është në formën më të mirë, Paulinjo luajti me ulje-ngritje, Zhezus nuk preku shumë topa. Por, edhe pjesa e parë e ndeshjes së dytë ishte e njëjtë. “Pjesa e dytë ishte një ndeshje e madhe”, tha Tite. Duglas Kosta dhe Nejmar luajtën nga krahët dhe Brazili u rikthye të merrte një fitore në Botëror.

SULM POZICIONAL– Kjo ide e të luajturit quhet “sulm pozicional”. Ka lindur nga ideja e skemës 2-3-5 dhe e ka theksin te shpërndarja e lojtarëve nga krahët, edhe pse ata nuk mund të prekin top. Nuk ka rëndësi ku është sfera, rëndësi ka që ata të jenë sa më të larguar për t’i prishur punë skuadrës kundërshtare. Skuadra në këtë mënyrë është e shtrirë mirë gjeometrikisht në fushën kundërshtare. Lojtarët që kanë topin, shohin të pozicionuar mirë shokun e skuadrës dhe kjo gjë bën që secili prej futbollistëve të luajë me më shumë besim. Nëse janë në vështirësi, ata e kanë gjithmonë një vend ku ta dërgojnë topin, sepse lojtarët e krahëve janë të lirë.

GUARDIOLA– Në vitin 2015, sulmi pozicional te Bajerni nuk ishte diçka e re. Sepse trajner i kësaj skuadre ishte Pep Guardiola dhe ai e rikompozoi mënyrën e të luajturit në këtë skuadër. Alaba dhe Lahm gjithmonë spostoheshin në qendër dhe Roben me Riberinë që kanë një driblim të jashtëzakonshëm kishin hapësira për të goditur dhe për të dribluar kundërshtarët. Ata merrnin topin nga mbrojtësit dhe diktonin lojën: ritmin, të sulmonin, të kthenin topin pas apo të tentonin të sulmonin në mënyrë individuale. Sulmi pozicional është një mënyrë e mirë për të luajtur në gjysmëfushën kundërshtare. TikiTaka në një pjesë të fushës bën që lojtari i pozicionuar në anën tjetër të jetë i lirë dhe ka mundësi të shkojë lehtësisht në vijën fundore të fushës. Kundërshtari në këtë mënyrë duhet të shpenzojë shumë energji për ta markuar. Por, kjo është kohë e humbur për rivalin dhe Roben ose Duglas Kosta (në rastin e Bajernit) kanë më shumë mundësi që të shkaktojnë dëme.

BRAZILI- Për të folur më qartë. Kur Duglas Kosta merrte topin në krahun e djathtë në ndeshjen me Kosta Rikën, i jepte mundësi të gjithë pjesës tjetër të skuadrës që të spostohej dhe të sulmonte. Dhe Duglas bashkë me Nejmarin kishin gjithçka në dorë. Duke shkuar në fundore, ata influenconin edhe pozicionimin e portierit, i cili pret pasimin për në shtyllën e dytë, shtyllën e parë apo rikthimin e aksionit në mesfushë. Prezenca e dy lojtarëve të fortë nga krahët bëjnë që kundërshtari të marrë masa në mbrojtje dhe të mos mendojë më për sulmin. Brazili në pjesën e dytë me Kosta Rikën bëri pikërisht këtë gjë. Duke e shtyrë Kosta Rikën në linjën mbrojtëse, Nejmar dhe Duglas do të ishin më afër zonës dhe në këtë mënyrë Marselo, Kasemiro dhe Fagner kishin më shumë lirshmëri për të ndërtuar aksionet dhe për ta filtruar topin te Kutinjo apo Paulinjo. Madje, pozicionimi i shumë lojtarëve brazilianë aty, bënte që Duglas dhe Nejmar të ishin një kundër një me kundërshtarin, gati për të dribluar.

KUTINJO- Tite i dha lejen Marselos dhe Nejmarit që të shtynin fort nga e majta, por duke qenë se numri 10 ishte shënjestra e mbrojtësve kundërshtarë, atëherë Kutinjo kishte detyrën për t’u infiltruar si një sulmues në linjën e parë. Dhe goli i parë i ndeshjes erdhi pikërisht nga zbatimi i këtyre skemave të Guardiolës. Duglas ishte i lirë në të djathtë dhe Marselo, pasi bëri shkëmbimin me Nejmarin, e dërgoi topin në anën tjetër. Detyra e Nejmarit ishte që të qëndronte pak më i tërhequr dhe jo brenda në “zemrën” e zonës së rreptësisë. Ai ka marrë me vete dy mbrojtës dhe në këtë mënyrë Kutinjo doli i lirë përballë Navasit. Goli i dytë gjithashtu erdhi nga sulmi në krahun e djathtë i Duglas Kostës. Me Uillianin në fushë, diçka e tillë nuk ishte e mundur sepse ai pëlqen që të futet nga brenda dhe jo të sulmojë zonën e jashtme të fushës. Tite ka për detyrë që kundër Serbisë të provojë skema të reja, sepse Duglas Kosta nuk do të jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura