“Sulm burracak”, Meta reagon ashpër për dhunën ndaj anëtares së LGBTI. Ja thirrja që bën

Nov 13, 2019 | 10:23
SHPËRNDAJE

ilir-meta-675x450

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar ashper pas sulmit qe iu be mbreme nje anetareje te komunitetit te LGBTI në Shqipëri. 

Permes nje postimi ne llogarine e tij ne Twitter, teksa e cileson kete nje sulm burracak, kreu i shtetit u ben thirrje autoriteteve te marrin masat per zbardhjen e ngjarjes dhe per te vene para drejtesise autoret.

“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve”-shkruan Meta.

meta

Reagimi i Metes vjen nje dite pasi një anëtare e komunitetit LGBTI ne vend, Anxhela H., u përndoq e me pas u dhunuar nga disa persona të paidentifikuar.

anxhela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura