Dita e Sulltan Nevruzit/ Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama urojnë besimtarët

Mar 22, 2024 | 9:15
SHPËRNDAJE

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot një festë të rëndësishme siç është Sulltan Nevruzi.

sulltan

Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama me anë të postimeve kanë uruar besimtarët.

Kreu i shtetit njofton se do të festojë sot me besimtarët bektashinj përmetarë, ku do të vizitojë Teqen e Baba Aliut.

“Gëzuar Ditën e Novruzit!

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të festojë sot me besimtarët  bektashnj përmetarë.

Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00”   thuhet në njoftimin e presidencës.

Ndërkohë  kryeministri Rama  ka uruar duke ndarë me ndjekësit pamje nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë.

MIRËMËNGJES

dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit ”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura