Suedia arreston 14 persona, planifikuan sulm nda emigrantëve

Feb 9, 2016 | 18:16
SHPËRNDAJE

Policia në Suedi ka arrestuar 14 persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi ndaj refugjatëve. Të dyshuarit janë ndaluar në Nynashamn, qytet rreth 50 km në jug të Stokholmit. Sipas mediave lokale të dyshuarit do të kryenin sulm dhe zjarrvënie.

thumb (2)

Policia nuk ka konfirmuar se refugjatët ishin shënjestër, por arrestimet vijnë dy javë pasi një grup personash të maskuar sulmuan njerëz që nuk ishin suedezë në stacionin kryesor të trenit në Stokholm.

Suedia, e cila ka një reputacion të mirë për politika liberale, ka njohur një rritje të djathtës ekstreme. Sipas sondazheve më të fundit, Demokratët e Suedisë një parti kundër emigrantëve është parti e parë në vend.

Suedia ka përqindjen më të lartë në proporcion me numrin e popullsisë në Evropë, pas Gjermanisë, e cila kishte numrin më të lartë të aplikimeve për azil gjatë vitit 2015.

Agjencia e Emigracionit ka bërë të ditur se këtë vit pret mbi 140 mijë kërkesa për azil, kurse vitin e kaluar u pranuan 160 mijë kërkesa të tilla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura