Stuhia e fortë e shiut, punonjësit e Bashkisë në terren, Veliaj: Skuadrat po normalizojnë situatën

Jun 22, 2018 | 16:57
SHPËRNDAJE

Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu sot Tiranën, duke rrëzuar edhe disa pemë, e kufizuar qarkullimin e trafikut. Stuhia ka vijuar për më shumë se një orë, duke lënë pas pemë të rrëzuara, por pavarësisht kësaj, ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Bashkisë së Tiranës ka bërë që situata të normalizohet shpejt.

9ba556d6-3009-4da7-a8e2-3631bee767bc

Forcat e zjarrfikëses së kryeqytetit, Policisë Bashkiake dhe ndërmarrjes nr 1 dhe nr 2 të qytetit dolën menjëhere në terren dhe aktualisht po punojnë për heqjen e pemëve të rrëzuara nga era e fortë.

77d0e262-b4c7-4a25-a933-b237f5641ba1

“Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore! Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik gjer sa të jenë pastruar gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do rimbillen!”, deklaroi në Twitter kryebashkiaku Veliaj.

Pas kësaj ndërhyrje situata në Tirane duket më e normalizuar.

732af297-90e6-4b7c-8af0-747cd5584f2e f184069e-a7d8-468b-a0cc-37fb25bca248 413e1bec-2fcf-4240-82b6-c413f52acd32 48b008cf-dec2-4230-9dfe-2fd889a96967 732af297-90e6-4b7c-8af0-747cd5584f2e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura