Studentët para Kryeministrisë e Ministrisë, qeveria merr vendimin për një nga kërkesat e tyre

Dec 12, 2018 | 16:56
SHPËRNDAJE

Nndërsa studentët vijojnë protestën për mungesën e kushteve dhe për disa pika të tjera, qeveria ka miratuar sot vendim për rikonstruksion të konvikteve.

Vendimi në fjalë është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. VKM-ja përcakton qartë se projekti për rikonstruksion të konvikteve kap një vlerë prej 3 milionë euro.faqe-10-konvikte

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura