Statistikat interesante të Brazil-Serbi/ Nejmari më i rrezikshmi, “Seleçao” nuk mposhtet nga ballkanasit prej… 1 shekulli

Nov 24, 2022 | 13:59
SHPËRNDAJE

– Brazili vjen në ndeshjen debutuese të këtij Botërori, pasi nuk është mundur kurrë në 17 takime kundër Serbisë, në histori (përfshirë edhe kur kjo kombëtare quhej Jugosllavi). E para dhe e vetmja disfatë e “Seleçaos” ndaj Serbisë daton gati një shekull më parë, 8-4 në Beograd, në 3 qershor 1934. Një seri pathyeshmëria më të gjatë sesa ndaj serbëve, Brazili e ka arritur vetëm ndaj Ekuadorit (20 ndeshje, mes 1942-2000) dhe Paraguait (18 ndeshje, mes 1954-1963).

BRAZIL SERBI

 Brazili nuk numëron asnjë humbje në 15 ndeshjet e fundit të grupeve të një Kupe Botë, nga të cilat ka fituar 12 dhe barazuar 3. Disfata e fundit daton në 1998-ën, ndaj Norvegjisë.

 Nejmari është i përfshirë në 42 për qind të 19 golave të fundit që ka shënuar Brazili në Kupën e Botës, me 6 gola të realizuar dhe 2 asiste.

 Serbia (përfshirë edhe faktin kur quhej Serbia/Mali i Zi) është kualifikuar për në 1/8-at e Kupës së Botës në 4 nga pesë pjesëmarrjet e tyre të fundit. Gjithsesi, me të kaluar në fazën me eliminim direkt kanë humbur 7 nga 9 ndeshjet e luajtura.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura