Starova: Partizanit i duhet titulli, janë të gjithë në provë

Jan 19, 2016 | 11:47
SHPËRNDAJE

Nga një verë e nxehtë, në një dimër të qetë. Personazhet janë të njëjtë, por deklaratat që japin krejtësisht të kundërta.

starova

Ndryshe nga akuzat dhe përplasjet e forta mes tyre, Shpëtim Duro dhe Sulejman Starova kanë ulur armët duke vendosur “armë- pushimin” që mungonte prej korrikut.

I pari që ka surprizuar jo pak opinionin me deklaratën e tij ishte ish-trajneri i kuq, Duro, që një ditë më parë në “Panorama Sport” deklaroi se Starova nuk duhej larguar si teknik i skuadrës.

La mënjanë gjithçka kishte deklaruar për ish-kolegun dhe mikun duke bërë një analizë të ftohtë të situatës. Starova është edhe më i ftohtë. E pranon se nuk i ka rregulluar marrëdhëniet me Duron dhe bashkë nuk flasin ende, por kësaj radhe e kalon situatën me një “nuk kam koment”.

Pozicioni

Nëse do t’i kërkosh Starovës arsyet e largimit nga Partizani, me siguri që do të marrësh një përgjigje të prerë dhe madje me ton shpërthyes, ku të sqaron se ai është pjesë e klubit të kuq dhe nuk ka ikur. Madje, përmend edhe rrogën, në një kohë që kujdeset të shpjegojë për të gjithë detyrën e re që ka në klub.

“Nuk jam larguar nga Partizani. Si trajner është çështje tjetër. Por, unë jam pjesë e klubit. Jam sipër drejtorit të përgjithshëm dhe mbi trajnerin. Jam me presidentin. Marr rrogën si pjesëtar i klubit në grupin e presidentit. Me fjalë të thjeshta, kontrolloj nga sipër…”

Për lojtarët dhe trajnerin

Sulejman Starova qëndroi për gjashtë muaj si trajner i Partizanit për t’u larguar në mënyrë të papritur ditët e fundit të vitit të kaluar. Një pjesë e mirë e opinionit, specialistëve dhe tifozëve të kuq nuk e pritën aspak mirë këtë largim të teknikut dhe zëvendësimin e tij me një trajner të huaj. Për më tepër që skuadra është brenda objektivave, vetëm tri pikë larg vendit të parë dhe në garë për Kupën e Shqipërisë….”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura