Stadiumi me kullë, gallatë në ‘Portokalli’. Ja si e miratoi Rama projektin

May 2, 2016 | 11:22
SHPËRNDAJE

Emisioni humoristik “Portokalli”, ka ironizuar sot mbledhjen e fundit të KKT-së, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe u prezantua plani për stadiumin e ri në kryeqytet, por fakti se aty është parashikuar të ndërtohet edhe një kullë 15-katëshe, ka ngjallur kritika.


projekti i stadiumit ne portokalli by gazeta-panorama

Debati për këtë gjë ka krijuar humor edhe në “Portokalli”, ku aktorët kanë imituar arkitektët që kishin rezerva për kullën dhe mënyrën se si u miratua projekti në KKT.

“Shiko se të erdhi një mesazh”, i tha Rama një arkitekti që po kritikonte projektin.

Ai lexoi: Gruan e ke në bashki, cunin në ministri, ti ul brekët”.

“Atëherë cfarë mendimi ke ti për stadiumin?”, tha Rama më pas, por arkitekti (aktor) tha se e kishte harruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura