VIDEO/ Prestige spektakolar, fiton 7-0 ndeshjen e dytë në “Urban Cup 2021” dhe kalon në turin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2021 | 21:28

VIDEO/ Prestige spektakolar, fiton 7-0 ndeshjen e dytë në “Urban Cup 2021” dhe kalon në turin tjetër

Në Sofje të Bullgarisë ka startuar sot eventi “Urban Football Cup 2021”, kompeticion ndërkombëtar i futbollit 8×8, me 16 skuadra nga shtete si Bullgaria, Belgjika, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Serbia.

Prestige fitorja ne Bullgari

Skuadrat shqiptare në këtë event janë Prestige dhe Çamëria. Prestige e ka nisur mbarë aventurën në Grupin D, teksa në ditën e parë i ka fituar të dyja takimet, ku në ndeshjen e parë ka mposhtur malazezët e Podgoricës me rezultatin e pastër 2-0, ndërsa në takimin e dytë shkatërroi me rezultatin 7-0 ekipin serb Kidalice.

Ndonëse ka edhe një takim në grupin D, Prestige tashmë e ka siguruar kualifikimin mes 8 më të mirave.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

“Urban Cup 2021″/ Prestige e nis mbarë, fiton 2-0 kundër malazezëve të Podgoricës (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"