Gjest klasi i Marko Rojs në ndeshjen e lamtumirës, fton 80 mijë tifozët e Dortmundit për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 22:15

Gjest klasi i Marko Rojs në ndeshjen e lamtumirës, fton 80 mijë tifozët e Dortmundit për…

Marko Rojs tregoi klasin e tij të vërtetë me një gjest fantastik që bëri pas ndeshjes së tij të fundit në shtëpi për Borusia Dortmundin në Bundesliga. 

dortmund-2-780x439

Gjermani ka vendosur të largohet 12 vite pasi iu bashkua verdhezinjve nga Borusia Mynshengladbah.  Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Rojs vrapoi në drejtim të tribunës që njihet me emrin ‘Sudtribune’ ose ndryshe ‘Muri i Verdhë’ ku iu bashkua tifozëve për t’i kënduar disa këngë. 

Tifozët më pas e zbuluan që Rojs i kishte bërë atyre një surprizë si shenjë respekti për mirënjohjen ndaj tij, duke i ftuar 80 mijë tifozët që ishin në ndeshjen e tij të fundit, këtë pasdite për një birrë.  

Në foton e publikuar në rrjetet sociale shihet një shënim i Rojs në një fletë që iu dorëzua tifozëve me mesazhin: Faleminderit për gjithçka! Birrat e lamtumirës janë në emër timin. I juaji, Marko. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"