Fitore me 5 gola në transfertë, dy futbollistë kuqezi shpallen kampionë në javën e parafundit dhe sigurojnë Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 20:35

Fitore me 5 gola në transfertë, dy futbollistë kuqezi shpallen kampionë në javën e parafundit dhe sigurojnë Champions

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci tashmë mund të festojnë të qetë titullin kampion në Republikën Çeke, Dy lojtarët shqiptarë, pjesë e Spartës së Pragës, kanë hapur shampanjën pas ndeshjeve të sotme, teksa skuadra e tyre siguroi matematikisht diferencën që i mundësoi të mbronte titullin në javën e parafundit.

laci tuci

Sparta mundi me shifrat 5-0 Mllada Boleslav në transfertë dhe me 4 pikë diferencë ndaj Slavias të vendit të dytë, siguroi matematikisht trofeun e radhës në futbollin çek. Laçi ishte si zakonisht titullar për skuadrën e Spartës në këtë ndeshje, teksa Tuci qëndroi në stol gjatë sfidës që u mbyll me festën e titullit dhe sigurinë se në verë do të luanin përsëri në Ligën e Kampioneve, ku e nisin nga turi i dytë eliminator.

asddsadsdsdasadsads

Laçi ka qenë titullar fiks ne këtë edicion ku ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, duke shënuar 1 gola e dhënë 7 asiste. Ndërsa Tuci, i cili iu bashkua ekipit në merkaton e dimrit, ka luajtur 9 ndeshje në kampionatin çek me fanellën e këtij ekipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"