VIDEO/ I dha titullin e parë historik Leverkusenit, shihni Çabi Alonson teksa kërcen mes ultrasve me trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 20:55

VIDEO/ I dha titullin e parë historik Leverkusenit, shihni Çabi Alonson teksa kërcen mes ultrasve me trofeun

Çabi Alonso ka shënuar sot një arritje të pabesueshme teksa mbylli Bundesligën me titullin kampion pa pësuar asnjë humbje, si askush më parë në këtë kampionat. Ky ishte një trofe mëse i merituar për Leverkusenin e tij që festoi sot me tifozët këtë arritje historike, pasi në fakt ishte titulli i parë kampion.

alonso

Kapiteni Hradecki, pasi mori trofeun dhe festoi me shokët e skuadrës në podium, shkoi me të në dorë dhe u ngjit mes ultrasve të ekipit, teksa mbajti fjalimin atje me mikrofon.

Më pas, të gjithë ftuan Çabi Alonson para tribunës për ta falënderuar dhe trajneri pranoi. Por jo vetëm kaq, spanjolli u ngjit mbi hekurat e tribunës, duke u kthyer për pak çaste në një prej ultrasve të skuadrës, me të cilët festoi edhe ai me trofeun në duar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"