VIDEO/ Largim si një legjendë, Rojs shënon supergol në ndeshjen e fundit me Borusia Dortmundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 19:45

VIDEO/ Largim si një legjendë, Rojs shënon supergol në ndeshjen e fundit me Borusia Dortmundin

Marko Rojs e ka mbyllur sot karrierën e tij si një futbollist i Borusia Dortmund në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar para ultrasve të tij në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit.

c1ab9b01-05e1-4fd3-97f7-d631bf586132

Borusia mbylli kampionatin me fitoren e pastër 4-0 ndaj Darmshtad dhe Rojs ishte titullar dhe autori i golit të dytë të ndeshjes. Ai shënoi me një goditje dënimi spektakolare që ndezi edhe më shumë tribunat në “Iduna Park” ku kishte parulla pa fund dhe koreografi për lojtarin i cili ka kaluar 12 vite në këtë klub.

Në minutën e 82-të, trajneri Terziç i dha mundësinë atij të merrte duartrokitjen e gjatë të gjithë stadiumit, teksa e zëvendësoi ne një moment emocionues ku ai kaloi në tunelin e krijuar nga shokët e skuadrës që e përshëndetën në atë që ishte ndeshja e tij e fundit në stadiumin legjendar me këtë fanellë.

SHJIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"