VIDEO/ Polemika për golin e anuluar, VAR i djeg festën e çmendur Cikalleshit në minutën e 87-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 20:59

VIDEO/ Polemika për golin e anuluar, VAR i djeg festën e çmendur Cikalleshit në minutën e 87-të

Nuk kanë munguar polemikat në këtë javë të parafundit të Superligës së Turqisë, teksa protagonist ishte sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

GN4dY9PW4AA29P4

Bomberi kavajas, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 87-të, në duelin ndaj Kajserispor në transfertë, në duelin që përfundoi me shifrat 2-2, teksa goli i anuluar i Cikalleshit, do t’i siguronte 3 pikë të arta Koniasporit, që mund të siguronte matematikisht mbijetesën, por ky gol u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, duke i djegur festën e çmendur, sulmuesit shqiptar në momentin e shënimit. 

Nuk mungojnë as polemikat në lidhje me vendimin e VAR-it, teksa tifozët e Koniasporit, pretendojnë se goli i shënuar nga Cikalleshi ishte i rregullt dhe u anulua me pa të drejtë. 

GOLI I CIKALLESHIT I ANULUAR NGA VAR: VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"