VIDEO/ Në kërkim të biletës europiane, Torino i jep “leksion” me 3 gola Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 0:10

VIDEO/ Në kërkim të biletës europiane, Torino i jep “leksion” me 3 gola Milanit

Torino mposhti Milanin me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e parafundit të Serisë A, duke mbajtur gjallë shpresat për të kapur një “biletë” në Ligën e Konferencës.  

 

Torinooo

Skuadra e trajnerit Jurç ishte dominuese në fushë duke i dhënë një “leksion” me 3 gola kuqezinjve të Piolit.  

Zapata, Iliç dhe Rodriguez ishin autorët e golave për Torinon, ndërkohë që golin e vetëm për Milanin e shënoi Benaser në minutën e 55-të. Kjo ishte disfata e 7-të në kampionat e kuqezinjve dhe triumfi i 13-të për torinezët që u ngjitën në vendin e 9-të në renditje, me 53 pikë, një më pak se Fiorentina e vendit të tetë. Në javën e fundit, Torino do të ndeshet me Atalantën, ndërkohë që Milani pret Salernitanën.  

FT: TORINO-MILAN 3-1

Zapata 26′, Iliç 40′, Rodriguez 46′ / Benaser 55′ (p)

GOLI I BENASER 3-1 (VIDEO) 

GOLI I RODRIGUEZ 3-0 (VIDEO) 

GOLI I ILIÇ 2-0 (VIDEO)

GOLI I ZAPATËS 1-0 (VIDEO) 

FORMACIONET ZYRTARE: 

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"