Katër largime të konfirmuara, klubi i Superiores në kërkim të dubluesve për krahët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 22:22

Katër largime të konfirmuara, klubi i Superiores në kërkim të dubluesve për krahët

Me largimin e konfirmuar të lojtarëve si Marku, Allmuça, Bardhi e Bamba, por edhe largimin e pritshëm të Vilës, te skuadra blu krijohet një “deficit” sa u takon alternativave në krahë.

Partizani-Dinamo

Në këtë moment klubit i del për detyrë që të kërkojë lojtarë dublues së pari për mbrojtjen, ku duhen zëvendësues për Lorran dhe Meksin. E njëjta gjë vlen edhe për krahët e mesfushë apo sulmit. Dinamos i duhet një lojtar për krahun e majtë të sulmit, pasi do të largohen Vila dhe Tusha.

Këtë pozicion mund ta mbulojë Denison, nëse qëndron në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm. Po ashtu, edhe për Zabërgjën në të djathtë duhet një lojtar që mund ta zëvendësojë sa herë do të jetë nevoja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"