“Urban Cup 2021″/ Prestige e nis mbarë, fiton 2-0 kundër malazezëve të Podgoricës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2021 | 17:15

“Urban Cup 2021″/ Prestige e nis mbarë, fiton 2-0 kundër malazezëve të Podgoricës (VIDEO)

Në Sofje të Bullgarisë ka startuar ditën e sotme “Urban Football Cup 2021”, kompeticion ndërkombëtar i futbollit 8×8, me 16 skuadra nga shtete si Bullgaria, Belgjika, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Izraeli, Mali i Zi dhe Serbia. Skuadrat nga shqiptare në këtë event janë Prestige dhe Çamëria.

pRESTIGE 2

Prestige e ka nisur mbarë aventurën në Grupin D, teksa në ndeshjen e parë ka mposhtur malazezët e Podgoricës me rezultatin e pastër 2-0.

Një ndeshje e dominuar nga Prestige, e vendosur me nga një gol në secilën pjesë, fillimisht nga Shima e më pas nga Xhepaj. Në orën 20:00 Prestige do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grup, ku përballë do të ketë skuadrën serbe, Kidalice. Vlen të theksohet fakti se në sfidat e tjera, Çamëria u mund 1-0 nga skuadra Ecos në ndeshjen e saj të parë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"