VIDEO/ Festa kthehet në një “luftë” në Angli, tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 21:21

VIDEO/ Festa kthehet në një “luftë” në Angli, tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë njëri-tjetrin

Tifozët Sauthempton dhe Uest Bromit e kthyen festën në “luftë”, të premten e kaluar ku u duk se hodhën flakadan ndaj njëri-tjetrit ndërsa vendasit festonin e “rezerimin” e vendeve të tyre për në finalet e “play-off”-it të Championship-it.

bandicam 2024-05-18 13-33-41-075

Skuadra e Rusell Martin dominoi ndeshjen, duke triumfuar dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejtë Premier Ligës.

Ata do të përballen me Lids në “Wembley” fundjavën e ardhshme pasi të dyja palët synojnë një rikthim të menjëhershëm në elitën angleze pas rënies nga kategoria sezonin e kaluar.

Pas bilbilit të plotë, qindra tifozë vendas pushtuan fushën për të festuar arritjen e ekipit të tyre përpara se skenat të bëheshin të shëmtuara.

Pamjet nga mediat sociale dukej se tregonin një flakadan duke u hedhur në një turmë në fushë. Kur mendohej që më e keqja përfundoi, një tjetër u hodh por këtë herë në tribunë.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"