VIDEO/ Duel dramatik me 4 gola dhe 3 ishë të Superiores në fushë, Matondo “drithëron” Beshiktashin e Muçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 20:31

VIDEO/ Duel dramatik me 4 gola dhe 3 ishë të Superiores në fushë, Matondo “drithëron” Beshiktashin e Muçit

Ish-mesfushori i Partizanit, Masanga Matondo, gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, me fanellën e Hatajspor, në duelin ndaj Beshiktashit, të vlefshëm për javën e 37-të të kampionatit turk. Kjo përballje përfundoi në barazim 2-2, teksa Matondo zhbllokoi sfidën në minutën e 26-të, ku pas një harkimi nga këndi nga ana e Rui Pedro, goditi saktë më këmbë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën.

matondo

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për miqtë, ndërkohë që në fragmetin e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Ferandes në të 50-të, vendosi baraspeshën ndërkohë që Dele-Bashiru, në minutën e 55-të, shënoi golin e dytë për Hatajspor. 

GOLI I MATONDOS: VIDEO 

Kur u mendua se sfida do të mbyllet me triumfin e skuadrës së Matondos, ishte Abubakar, që shpëtoi Beshiktashin nga humbja, duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Vlen të theksohet fakti se Ernest Muçi e nisi nga stoli këtë sfidë duke u aktivizuar në minutën e 65-të.  

GOLI I ABUBAKAR ME PENALLTI: VIDEO 

Titullar te Hatajaspori u aktivizua edhe portieri Visar Bekaj, që bëri një paraqitje të kënaqshme. Plot 3 ishë të Superiores në fushë, Matondo i Partizanit dhe Muçi e Bekaj të Tiranës. Për sa i përket Milot Rashicës, ai qëndroi në fushë 84 minuta.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"