E BUJSHME/ Skuadra shqiptare shkruan historinë në elitën e futbollit malazez, fiton për herë të parë titullin kampion (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2024 | 0:13

E BUJSHME/ Skuadra shqiptare shkruan historinë në elitën e futbollit malazez, fiton për herë të parë titullin kampion (VIDEO)

Moment historik, skuadra shqiptare e Deçiçit të Tuzit, shpallet për herë të parë kampione në elitën e futbollit malazez.  

decici

Djemtë e trajnerit Milorad Pekoviç, siguruan titullin kampion në javën e parafundit, teksa mposhtën Sutjeskan në transfertë me rezultatin 0-1, duke hapur një faqe të re në futbollin malazez. 

Deçiç triumfoi me rezultatin 0-1 në sfidën e sotme, duke iu falur golit të Bozoviç në minutën e 35-të. Edhe pse skuadra shqiptare, luajti prej minutën e 39-të, me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Leon Ujkat, ata arritën ta menaxhonin mjaft mirë këtë avantazh, duke vulosur në fund këtë sukses historik dhe mëse të merituar.  

FESTA E LOJTARËVE TË DEÇIÇ: (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"