VIDEO/ Nga i pafat në hero! Mbrëmja e Uzuni, shqiptari shënon gol fantastik në Champions dhe kualifikon Ferencvaroshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 23:45

VIDEO/ Nga i pafat në hero! Mbrëmja e Uzuni, shqiptari shënon gol fantastik në Champions dhe kualifikon Ferencvaroshin

Pas autogolit të pafat me dorë, në minutën e 23-të, futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka “shlyer” gjithçka, teksa në minutën e 65-të, ka tundur rrugën e rrjetës, pas një shpërthimi fantastik nga mesfusha, duke kaluar në avantazh 2-1 skuadrën hungareze të Ferencvaroshit.

Uzuni665

Në momentin e golit, Uzuni nuk ka nguruar të festojë me shqiponjë, duke bashkuar duart. Skuadra hungareze arriti të triumfonte me rezultatin 2-1,  duke u kualifikuar për në fazën “play off”, teksa është vetëm 1 hap larg grupeve të Champions-it.

uzuni

Për më tepër shikoni videon e golit të Uzunit:

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Uzuni i pafat, shkakton autogol me dorë ndaj Dinamos së Zagrebit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"