VIDEO/ Uzuni i pafat, shkakton autogol me dorë ndaj Dinamos së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 20:16

VIDEO/ Uzuni i pafat, shkakton autogol me dorë ndaj Dinamos së Zagrebit

Fati “braktisi” fillimisht futbollistin e Kombëtares, Myrto Uzuni, në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Ferencvaroshit dhe Dinamos së Zagrebit.

uzuni

Në minutën e 23-të, pas një harkimi nga këndi, një prej futbollistëve të skuadrës kroate, devijoi me kokë, teksa topi më pas u përplas te dora e Uzunit dhe përfundoi në rrjetë.

Hungarezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të, ndërkohë që autogoli i Uzunit, bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-1. Në pjesë e dytë Uzuni arriti të shlyente gjithçka, duke realizuar golin e fitores që i dha kualifikimin Ferencvaroshit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"