VIDEO/ Fitore dhe kualifikim historik, Maroku mund Kanadanë dhe kalon si kryesues grupi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 17:53

VIDEO/ Fitore dhe kualifikim historik, Maroku mund Kanadanë dhe kalon si kryesues grupi

Maroku ka mundur sot Kanadanë në ndeshjen e fundit në grup me shifrat 2-1 dhe ka siguruar kualifikimin e mëtejshëm historik në fazën me eliminim direkt si kryesues i Grupit F.

devis zijek

Marokenët nuk kalonin fazën në grupe që nga viti 1986 por sot ishin të ndërgjegjshëm për detyrën që kishin para. Ata shënuan shumë shpejt dy gola, edhe si meritë e gafave në prapavijën e kanadezëve.

Ndërsa këta të fundit shkurtuan diferencën duke rihapur sfidën dhe në pjesën e dytë mbyllën afrikano-veriorët në gjysmëfushën e tyre. Por edhe traversa i erdhi në ndihmë Marokut që u mbrojt me rregull dhe ia doli që të merrte një fitore historike që e bën të kalojë grupin si kryesues.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

KANADA-MAROK 1-2
40′ (ag) Aguerd / 4′ Zijek, 23′ En Nesiri

WhatsApp Image 2022-12-01 at 6.36.05 PM

NGJARJET KRYESORE:

90’+4’ Mbyllet ndeshja me suksesin e Marokut.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

71’ Traversë e Kanadasë. Pas zhvillimit të një goditje standarte, Hatçinson me kokë gjen traversën, topi përplaset në vijën fatale e më pas goditet mbi traversë nga një futbollist i Kanadasë.

58’ Është Kanadaja ajo që po rrezikon me shumë me harkime nga krahët. Një i tillë gjen Dejvis në qendër por ai nuk ka saktësinë të çojë sferën në rrjetë.

56’ Holet harkon një goditje dënimi nga e djathta, Larin nuk ia del të devijojë në shtyllën e dytë.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 2-1 të Marokut.

45’+3’ Shënon En Nesiri përsëri, por goli i tij këtë herë anulohet për pozicion jashtë loje.

45′ Jepen 3 minuta shtesë.

40’ GOOOL KANADAJA! Sulm në të majtën i Adekugbe i cili nis sferën në qendër, devijim i pafat i Aguerd i cili nxjerr jashtë loje edhe portierin dhe shënon në portën e skuadrës së tij.

33’ Sabiri tenton portën me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por Xhonston bllokon goditjen e tij.

23’ GOOOL MAROKU! En Nesiri finalizon një aksion të shpejtë nga e djathta duke mposhtur përsëri portierin e kanadezëve.

14’ Kundërsulm i shpejtë i Hollet në krahun e djathtë, topi i tij në shtyllën e dytë për Bjukenon nuk arrihet nga sulmuesi i Kanadasë i cili shpërdoron mundësinë për të barazuar shifrat.

4’ GOOOL MAROKU! Gafë e mbrojtjes dhe portierit të Kanadasë që i dhurojnë topin Zijek i cili nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë nga distanca.

1’ Nis dueli që mund të përcaktojë fatin e grupit.

FORMACIONET ZYRTARE

ssssssss

WhatsApp Image 2022-11-30 at 10.49.56 AM (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"