U shfaq me maskë oksigjeni në shtrat, Ikardi zbulon arsyen: Ja për çfarë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 11:25

U shfaq me maskë oksigjeni në shtrat, Ikardi zbulon arsyen: Ja për çfarë është…

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Ikardi i alarmoi të gjithë ditën e djeshme, kur postoi një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqej me një maskë oksigjeni të vendosur në fytyrë.

IKARDI

Të shumta ishin lajmet në lidhje me këtë, duke menduar se lojtari ka pësuar diçka ose është infektuar me Koronavirus, duke parë edhe momentin në të cilin ndodhet bota. Megjithatë gjithçka është sqaruar nga vetë lojtari dhe nuk ka asnjë lidhje me ato që u përmendën më sipër.

Argjentinasi ka bërë një reagim, ku shkruan: “Për të gjithë që më pyetën, është një dhomë hiperbarike që unë kam në shtëpi dhe përdoret për të parandaluar dëmtimet dhe për të ndihmuar në rikuperimin më të shpejtë nga ndeshjet, seancat stërvitore, në të cilat oksigjeni i pastër merret me një presion tre herë më të lartë sesa presioni atmosferik”. Kështu Ikardi ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet se mund të ketë pësuar diçka.

ikardi postimi

Postimi i Ikardit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"