Shfaqet me maskë oksigjeni, Mauro Ikardi alarmon tifozët e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:52

Shfaqet me maskë oksigjeni, Mauro Ikardi alarmon tifozët e PSG-së

Një foto e postuar nga Mauro Ikardi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ka alarmuar tifozët e PSG-së.

IKARDI

Sulmuesi argjentinas, shfaqet i shtrirë, teksa mban një maskë oksigjeni, duke treguar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave, që PSG-ja luan ndaj Dijon.

Nuk dihet ende arsyeja pse Ikardi është në këtë gjendje, teksa nuk ka një njoftim as nga klubi, por as nga lojtari, i cili me foton e postuar, ngre shumë dilema, në lidhje me gjendjen shëndetësore. Dyshimet e para janë se Ikardi mund të jetë i infektuar me Koronavirus, por nuk ka një konfirmim për këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"