U dënua me 4 vite burg, presidenti i Besëlidhjes: S’trembem nga mushkonjat, pres të zë vendin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 21:41

U dënua me 4 vite burg, presidenti i Besëlidhjes: S’trembem nga mushkonjat, pres të zë vendin e Skënderbeut

Me një vendim të Gjykatës së Lezhës, presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, është dënuar ditën e enjte me 4 vjet burg. Dhe një skuadër futbolli normalisht shqetësohet kur i dënohet presidenti, por Nokës nuk i bën aspak përshtypje ajo që ka ndodhur.
gjok noka
Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai thekson se nuk trembet nga mushkonjat dhe thotë gjithashtu se Besëlidhja po pret të marrë vendin e Skënderbeut në Superiore. “Besëlidhja nuk tronditet dhe Gjok Noka nuk trembet prej mushkonjave. Besëlidhja vijon stërvitjen e qetë dhe e sigurt, me punën e stafit dhe lojtarëve jam mjaft i kënaqur. Ne po presim me padurim të zëmë vendin e Skënderbeut, pasi kjo është e qartë në rregullore. Jemi të çuditur pse po vonohet kaq shumë zbardhja e vendimit. Besëlidhja po stërvitet për nivelin superior, ndaj jemi mjaft të qetë. Më shqetëson vetëm vonesa e ekzekutimit të vendimit për Skënderbeun, jo mushkonjat, siç e theksova më lart. Gjithçka vazhdon normalisht ne klub”. Ky ishte reagimi i presidentit Noka pas dënimit të tij.

Tronditet futbolli shqiptar, dënohet me 4 vite burg presidenti i klubit të njohur

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"