Tronditet futbolli shqiptar, dënohet me 4 vite burg presidenti i klubit të njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:25

Tronditet futbolli shqiptar, dënohet me 4 vite burg presidenti i klubit të njohur

Presidenti i Besëlidhjes Gjok Noka është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Lezhës për shpërdorim detyre në lidhje çështjen e tjetërsimit të tokave në bregun e Shëngjinit.
gjok noka

Noka ka mbajtur funksionin e ish-kryetarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe është dënuar me një grup ish-funksionarësh të lartë për tjetërsim të paligjshëm të një sipërfaqe të madhe toke në Shëngjin.

????????????????????????????????????

Gjok Noka (në mes) gjatë kohës kur drejtonte Këshillin Bashkiak të Lezhës

Presidenti i Besëlidhjes u arrestua me ish-11 zyrtarë të Bashkisë së Lezhës për çështjen “Rana e Hedhun”, hetim që nisi në vitin 2018 për tjetërsimin e një hapësire të konsiderueshme tokash në bregdetin e Shëngjinit. Më pas, ai u hetua në gjendje të lirë deri në momentin kur sot Gjykata e Lezhës e shpalli fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës, jo për falsifikim të dokumentave.

Gjok Noka u shkarkua nga detyra e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës në vitin 2017.

Vendimi i Gjykatës së Lezhës

– Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Gjok Noka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të pandehurit Gjok Noka për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"