Ish-presidenti i Interit, Pelegrini: Zhang e menaxhon nga larg sepse ka… Marotën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 17:41

Ish-presidenti i Interit, Pelegrini: Zhang e menaxhon nga larg sepse ka… Marotën

Presidenti i Interit të rekordeve, Ernesto Pelegrini shpjegon se ekziston një personazh që po ndihmon ekipin zikaltër për sukseset e njëpasnjëshme dhe mbi të gjitha po nderon Stiven Zhangun, që është larg.

pellegrini-inter

“Jemi të gjithë shumë të lumtur për këtë arritje. Skuadrën e ka ndërtuar Marota, i cili ka sjellë Markus Turamin dhe të tjerë futbollistë fitues. Merita e titullit të dytë është mbi të gjitha e tija. Stiven Zhang është i qetë në largësi vetëm sepse ka Marotën. Asnjë tjetër nuk mund ta bënte dot punën e tij. Skuadra bëri mirë që konfirmoi Inzagin që kishte vështirësi 2 vite më parë.

Kështu më ndodhi edhe mua, kur bënin presion për të larguar Trapatonin. Por unë e konfirmova dhe fituam tituj. Interi ka një strukturë të qartë dhe shumë të rëndësishme, që e ndihmon për të pasur sukses dhe të jetë e mirëndërtuar”, tha ish-presidenti zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"