Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia luhet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 20:08

Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia luhet në…

Tirana do të luajë ndeshjen e fundit në shtëpi të mërkurën në orën 16:00 ndaj Vllaznisë. Takimi do të luhet në “Air Albania”, ndërsa klubi shpreson që sfida të jetë e ndjekur nga një numër i madh tifozësh.

AIR ALBANIA 1

Tirana dhe Vllaznia në këtë sezon kanë janë përballur tre herë. Dy herë kanë fituar shkodranët dhe një herë bardheblutë. Golavarazhi është 4-2, ndërsa e veçanta qëndron se sfidat janë luajtur në Kukës, Shkodër dhe “Selman Stërmasi”.

Këtë herë do të luhet në stadiumin “Air Albania”. Tirana vjen pas dy humbjeve në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"