VIDEO/ Atalanta fiton me përmbysje, favorite në garën për Champions në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 20:07

VIDEO/ Atalanta fiton me përmbysje, favorite në garën për Champions në Serinë A

Atalanta ka siguruar sot një fitore të rëndësishme, por edhe të vuajtur përballë Salernitanës në ndeshjen e javës së 35-të të Serisë A. Skuadra bergamaske, e detyruar për shkak të impenjimeve europiane të bënte rotacion, triumfoi me shifrat 2-1.

87adceb21d803a5a3d5c8410b5e5d4ec-87928-oooz0000

Në pjesën e parë, vendasit shënuan me anë të Tçauna dhe mbyllën këtë fraksion loje në avantazh.

Por në pjesën e dytë, me aktivizimin e disa prej titullarëve, gjërat ndryshuan pasi Skamaka dhe Kupmainers, ia dolën të çonin rezultatin në 2-1 për ekipin e tyre. Berat Gjimshiti, i lënë fillimisht pushim nga Gasperini në këtë sfidë, luajti vetëm 10 minutat e fundit të saj.

Kështu, falë një golavarazhi më të mirë se Roma, Atalanta mban për momentin vendin e 5-të në renditjen e Serisë A. Por me një ndeshje më pak të luajtur se verdhekuqtë, bëhet ajo tashmë favoritja për këtë pozicion që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Goli i Tçauna (VIDEO)

Goli i Skamaka (VIDEO)

Goli i Kupmainers (VIDEO)

sadsaddsadasadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"