Kapiteni i rrogozhinasve, Malota: Egnatia tregoi karakter, finalja 50 me 50

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 18:24

Kapiteni i rrogozhinasve, Malota: Egnatia tregoi karakter, finalja 50 me 50

Kualifikimi në fina len e Kupës së Sh qipërisë, pas barazimit 1-1 në Shkodër, është përjetuar si një trofe i fituar tek Egnatia. Gjithë ai entuziazëm kishte të bënte me faktin se rrogozhinasit po humbnin 1-0 dhe me një lojtar më pak, pas daljes së Aleksit me karton të kuq, ia dolën të barazonin për të shkuar në aktin final të kompeticionit, pasi ndeshjen e parë e kishin fituar 1-0.

Malota

Për herë të dytë radhazi Egnatia ka mundësinë të fitojë trofeun, nëse mund Kukësin më 14 maj në “Air Albania”. Në anën tjetër, skuadra e drejtuar nga trajneri Tetova ka siguruar matematikisht “Final 4”-in dhe synon të fitojë edhe titullin kampion, që do të ishte historik.

MALOTA – Kapiteni Renato Malota, pas barazimit në “Loro Boriçi” ka theksuar për “Panorama Sport” se Egnatia tregoi vlerat e saj më të mira në fushë, por edhe karakter. “Së pari, dua të uroj gjithë çunat dhe stafin për kualifikimin, sepse kur mbetëm me 10 vetë gjithçka u bë shumë e vështirë. Ekipi tregoi karakter, duke bërë të vlefshëm gjithë mundin dhe djersën e gjithë vitit. Me atë që kemi bërë në Shkodër kemi treguar se e meritojmë finalen. Ishte një ndeshje e vështirë, sepse Vllaznia është një nga ekipet më të mira në Shqipëri. E dinim çfarë na priste dhe jemi shumë të lumtur që jemi në finale”, ka thënë mbrojtësi lezhjan fillimisht.

FINALJA – Më tej mbrojtësi me eksperiencë ka dhënë një mendim të shkurtër për finalen e 14 majit, ku nuk e konsideron favorite Egnatian përballë Kukësit: “Çdo finale është 50 me 50. Në futboll nuk ka favoritë, pavarësisht se cilën skuadër ke përballë. Ne do ta marrim shtruar, jemi gjithmonë me këmbë në tokë dhe duam që edhe këtë vit trofeun e Kupës së Shqipërisë ta çojmë në Rrogozhinë”.

VLLAZNIA – Malota ka komentuar edhe ndeshjen e radhës në kampionat, ku përballë do të jetë sërish Vllaznia. “Ndryshon situata këtë herë, sepse është kampionat dhe nuk luhet për kualifikim. Ne kemi krijuar shkëputje me vendet poshtë në renditje, por do të bëjmë më të mirën që të marrim pikë. Duam të mos dalim pa pikë në çdo ndeshje të mbetura të kampionatit”, ka përfunduar kapiteni i rrogozhinasve, Renato Malota, një nga pikat kyçe të formacionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"