Partizani “top” para Tiranës, Shehin e turbullon sulmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 16:09

Partizani “top” para Tiranës, Shehin e turbullon sulmi

Partizani ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në funksion të derbit të së dielës kundër Tiranës, shumë i rëndësishëm të ardhmen e të dyja skuadrave në “Final 4”. Të kuqtë do të luftojnë minimalisht për një barazim, që në rast hapi fals të Vllaznisë, do t’i rendiste në vendin e dytë.

-900-0-1713644050xpartizani-661

Fatmirësisht java ka shkuar shumë mirë sa i përket gjendjes fizike të lojtarëve, të cilët janë të gjithë të gatshëm dhe Shehi ka zgjedhje të lirë mbi formacionin. E vetmja mungesë është Atanaskoski, i pezulluar për shkak kartonësh. Në vend të maqedonasit me shumë mundësi do të luajë Paulo Buxhelaj, i cili ia ka dalë ta zëvendësojë mjaft mirë numrin “3” herë pas here. Pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të pësojë ndryshime, me Shehin që në qendër të mbrojtjes në ndeshjen e fundit zgjodhi Sembene.

Në mesfushë pritet treshja klasike Murataj-Rrapaj-Maget, teksa në sulm ka plot dilema. Në dy ndeshjet e fundit Skuka e ka nisur në stol, teksa i vetmi lojtar i sigurt në 11-she duket të jetë Cara, që nuk ka një konkurrent në pozicionin e tij. Dy të tjerët pritet të zgjidhen mes Skukës, Mba, Bintsukçs dhe Taipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"