Tiago Mota i çudit të gjithë: Leo Mesi ishte qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 23:12

Tiago Mota i çudit të gjithë: Leo Mesi ishte qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Tiago Mota po bën emër në pankinën e Bolonjës si një prej trajnerëve më të vlerësuar në Itali, dhe në mënyrën e tij të punës, ai shpesh aktivizon lojtarë jashtë roleve të tyre natyrale, duke u ndërruar krahët.

tiago mota mesi

Sot, në konferencë për shtyp, ai është pyetur rreth lëvizjeve të tilla taktike, dhe ish-mesfushori ka zbuluar se sakrificat duhej të ishin pjesë e punës për çdo futbollist, duke dhënë si shembull Lionel Mesin.

“Mendoj se çdo lojtar për t’u bërë më i rëndësishëm dhe vendimtar, duhet të dijë që të luajë si në të djathtën, ashtu edhe në të majtën. Unë kam pasur fatin të luaj me Leo Mesin, i cili kur ishte mirë, nëse aktivizohej si qendërmbrojtës, ishte qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Ndaj një sakrificë të vogël mund ta bëjnë të gjithë, që të jenë më të kompletuar”, shpjegoi trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"