Toti kapet mat në banesën e Noemit. U maskua me helmetë, çifti u përpoq të “mashtronte” fotografët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2022 | 15:33

Toti kapet mat në banesën e Noemit. U maskua me helmetë, çifti u përpoq të “mashtronte” fotografët

PANORAMA PLUS/ Françesko Toti është kapur sërish në shtëpinë e Noemi Boki. Për t’iu fshehur fotografëve ai zgjodhi të lëvizte me motor, duke menduar se me helmetën në kokë nuk do të njihej.

Francesco Totti noemi bocchi

Por ai nuk i ka shpëtuar dot fotografëve të “Chi”, që po “ruanin” shtëpinë e biondes Noemi. Ai u fotografua duke dalë nga porta e shtëpisë së Noemi Boki, e cila ngjason shumë me ish-gruan e tij Ilari Blasi.

Francesco Totti noemi bocchi1

Në imazhet legjenda e Romës shihet duke udhëtuar me një skuter të madh veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra. Ai mban helmetën në kokë për të mbuluar fytyrën e tij. Pak minuta para tij nga e njëjta derë kishte dalë Noemi Boki me vajzën e saj.

Francesco Totti noemi bocchi2

Fillimisht shkoi në një qendër bukurie dhe më pas në dyqane për të blerë këpucë e çanta. Toti ishte parë teksa hynte në banesë të enjten në mbrëmje në orën 21:30 dhe doli të nesërmen në orën 10.30.

Francesco Totti noemi bocchi3

Boki u përpoq të mashtronte paparacët duke u larguar e para, por fotografët kapën mat futbollistin duke dalë nga porta. Ilari ishte në breg të detit dhe Françesko në shtëpinë e Noemit, me fëmijët e saj.

Francesco Totti noemi bocchi4Francesco Totti noemi bocchi5Francesco Totti noemi bocchi7

PANORAMASPORT.AL

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"