3 Gusht, 2022

Francesco Totti kapet mat në banesën e Noemi Bocchi, vendosi helmetë për të mos u identifikuar! Si u përpoqën të “mashtronin” fotografët, kaluan natën me…


Francesco Totti është kapur sërish në shtëpinë e Noemi Bocchi. Për t’iu fshehur fotografëve ai zgjodhi të lëvizte me motor, duke menduar se me helmetën në kokë nuk do të njihej.

Francesco Totti noemi bocchi

Por ai nuk i ka shpëtuar dot fotografëve të “Chi”, që po “ruanin” në shtëpinë e biondes Noemi. Ai u fotografua duke dalë nga porta e shtëpisë së Noemi Bocchi, e cila ngjason shumë me ish-gruan e tij Ilary Blasi.

Francesco Totti noemi bocchi1

Në imazhet legjenda e Romës shihet duke udhëtuar me një skuter të madh veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra. Ai mban helmetën në kokë për të mbuluar fytyrën e tij. Pak minuta para tij nga e njëjta derë kishte dalë Noemi Bocchi me vajzën e saj.

Francesco Totti noemi bocchi2

Toti ishte parë teksa hynte në banesë të enjten në mbrëmje në orën 21:30 dhe doli të nesërmen në orën 10.30.Francesco Totti noemi bocchi3

Bocchi u përpoq të mashtronte paparacët duke u larguar e para, por fotografët kapën mat futbollistin duke dalë nga porta. Ilary ishte në breg të detit dhe Francesco në shtëpinë e Noemit, me fëmijët e saj.

Francesco Totti noemi bocchi4Francesco Totti noemi bocchi5Francesco Totti noemi bocchi7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al