“Të ndalosh PSG-në nuk është e lehtë”, Edin Terziç në prag të përballjes me francezët: Kemi besim në forcën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 17:06

“Të ndalosh PSG-në nuk është e lehtë”, Edin Terziç në prag të përballjes me francezët: Kemi besim në forcën tonë

Borusia Dortmund ka një përballje tepër të rëndësishme ditën e nesërmen përballë francezëve të PSG-së, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve. Në prag sfide me parisienët, trajneri i gjermanëve ka dalë në një konferencë për mediat, ku është pyetur në lidhje me pritshmëritë e përballjes e së mërkurës:

bandicam 2024-04-30 17-05-36-436

“Të ndalosh Parisin nuk është e lehtë. Mendoj se çdo kundërshtar synon të ndalojë Kilian Mbapen, por kjo nuk funksionon gjithmonë. Ne duhet të përgatitemi për gjithçka. E mira është se tashmë kemi përjetuar shumë. Ne erdhëm në këtë fazë duke kaluar disa kundërshtarë të vështirë, por ne duhet të kemi besim në forcën tonë.

Në fazën e grupeve, ne zhvilluam një lojë shumë të ndryshme kundër Parisit në stadiumin tonë. Ishte një ndeshje shumë e hapur në të cilën ishim pak më afër fitores. Parisi aktualisht është në kulmin e tyre dhe ne duhet të tregojmë të njëjtën performancë që treguam në atë kohë, ne jemi të sigurt se do të tregojmë se jemi përmirësuar.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"